Në kërkim të një trajneri, klubi i njohur i futbollit kontakton ish-futbollistin e Mançester Junajtid dhe Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 21:57

Në kërkim të një trajneri, klubi i njohur i futbollit kontakton ish-futbollistin e Mançester Junajtid dhe Realit

Ish-futbollisti i njohur argjentinas Gabriel Hainz është kontaktuar nga klubi i Marsejës për të stërvitur skuadrën sezonin e ardhshëm.
Heinze
Teksa në Francë vazhdon të përflitet se tekniku aktual Andres-Vijas Boash do të largohet pas dorëheqjes së drejtorit të klubit Andoni Zubizarreta, L’Equipe shkruan se 42-vjeçari është zgjedhur si një tjetër pretendent për të stërvitur skuadrën e Marsejës.

Hainz stërviti së fundmi skuadrën argjentinase Velez Sarsfild.

Në karrierë, Gabriel Hainz ka luajtur me Mançester Juanjtid, Real Madridn dhe Marsejën duke fituar 3 kampionate të ndryshme.

Kujtojmë që Marseja ka kontaktuar dhe dy trajnerë të tjerë për të zëvendësuar portugezin Vijas-Boash. Leonardo Hardim dhe Kristof Galtier renditen si dy kandidatët e parë për të marrë frenat e Marsejës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"