Në kërkim të një sulmuesi, futbollisti shqiptar në “radarët” e skuadrës së Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 14:32

Në kërkim të një sulmuesi, futbollisti shqiptar në “radarët” e skuadrës së Serisë A

Leçe nga sezoni i ardhshëm do të marrë pjesë në Serinë A, teksa u ngjit pas tre vitesh në elitën e futbollit italian.

ASTRIT SELMANI 4

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi nga Pulja është duke kërkuar një sulmues që mund të garantojë gola në Serinë A dhe për këtë ka hedhur sytë te futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Astrit Selmani.

25-vjeçari është duke luajtur sezonin e tij të dytë te Hamarbi në Suedi dhe me paraqitjet e tij ka rënë në sy nga drejtuesit e Leçes.

Më parë sulmuesi shqiptar ka mbajtur veshur edhe fanellat e Angelholm, Kristianstad, Rozengard, Torn dhe Varberg.

Aktualisht në sezonin e ri që po zhvillohet në elitën e futbollit suedez, Selmani është aktivizuar gjithsej në 10 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar dhe 1 asist.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"