Në kërkim të një aventure të re, mbrojtësi i Kombëtares drejt Superligës turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 17:04

Në kërkim të një aventure të re, mbrojtësi i Kombëtares drejt Superligës turke

Mbrojtësi i Kombëtares Ivan Balliu është duke kërkuar një klub të ri. Ka qenë rënia e Metz nga kategoria e parë franceze shkaku që futbollisti shqiptar kërkon të largohet nga ekipi. Destinacioni më i mundshëm i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare është Turqia.

Ivan Balliu

Një interes të veçantë për mbrojtësin ka shprehur ekipi i Goztepe që luan në elitën e futbollit turk. Futbollisti 26 vjeçar ka ende një vit kontratë me ekipin e Metz, dhe për të siguruar kartonin e Balliut do të duhet të paguhet një klauzole e caktuar nga skuadra franceze.

Ivan Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"