Në kërkim të fitores, Shpresat sfidojnë Austrinë në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2019 | 9:49

Në kërkim të fitores, Shpresat sfidojnë Austrinë në Durrës

Kombëtarja Shpresa do të kërkojë sot fitoren e parë në Grupin 3 eliminator për Europianin U-21. Në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, të besuarit e Alban Bushit do të përballen me Austrinë, një kundërshtar shumë i fortë, por jo i pakalueshëm për kuqezinjtë.

Broja Kombetarja U21

Shqipëria U21 e ka mundur pak vite më parë Austrinë në shtëpi me shifrat 0- 3, pikërisht kur ekipi drejtohej nga Skënder Gega. FSHF njoftoi dje se hyrja për tifozët do të jetë falas në stadiumin “Niko Dovana”. Edhe trajneri Bushi është optimist për këtë takim.

“Austria është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet t’ia bëjmë hyzmetin me patjetër kësaj ndeshjeje, sepse po nuk fituam, të mos na mbetet pishman asgjë. Një trepikësh na bën pretendentë për të kapur vendin e dytë në grup”, ka thënë Bushi.

Ndërkohë, sot në orën 20:45, luhet edhe AngliKosovë në orën 20:45.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"