“Në jug luhet futboll i vërtetë”, Perja: Besa me rivalë të denjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 20:49

“Në jug luhet futboll i vërtetë”, Perja: Besa me rivalë të denjë

Pas largimit të Meglid Mihanit dhe Alket Çelhakës, flamurin e lojtarëve kavajas te Besa e mban mbrojtësi Skerdilajd Perja. Me një përvojë të madhe edhe në Superiore, Perja shpreh bindjen se grupi i lojtarëve të këtij prag sezoni është më i forti që Besa ka pasur në 5 vitet e fundit, pas rënies nga elita.

besa-470x262-470x262

Presidenti Bizhdili ka afruar lojtarë si Kuka, Moqi, Tafili, Sefa, Muça, Da Silva, Peqini dhe Kaina, ndërsa nga sezoni i fundit kanë qëndruar Dobjani, Kacbufi, Lila, Perja, Zeqiri, Meçja e tjerë. “Kam vite që kontribuoj për Besën dhe kam luajtur me grupe të ndryshme lojtarësh që kanë ardhur dhe ikur. Personalisht, gjykoj se grupi aktual është më i miri që kam luajtur. Janë futbollistë me përvojë dhe kemi kompletuar çdo repart.

Kur them grupi më i fortë, kam parasysh pikërisht përvojën që duhet për Kategorinë e Parë, për të administruar momente të ndryshme të lojës. Sezonin e fundit nuk ditëm të administronim rezultatet, duke pësuar shumë humbje. E kam provuar Kategorinë e Parë në veri dhe në jug.

Mendoj se ndaj ekipeve të jugut dhe atyre të Shqipërisë së Mesme mund të luash futboll të vërtetë, gjithçka e vendos fusha. Emra si Flamurtari, Luftëtari, Lushnja, Pogradeci, Egnatia e tjerë, të imponojnë respekt dhe jam koshient se do jenë rivalë të denjë, por them se Besa ka gjithë kapacitetet për t’u ngjitur në elitë”, ka thënë Perja mes të tjerash.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"