“Në jetë nuk duhet t’i besosh askujt”, sulmuesi i Tiranës ka një mesazh: Në fund të ditës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2020 | 17:56

“Në jetë nuk duhet t’i besosh askujt”, sulmuesi i Tiranës ka një mesazh: Në fund të ditës…

Futbolli shqiptar dhe jo vetëm, janë pezulluar përkohësisht për shkak të gjendjes së keqe nga Koronavirusi dhe rrezikut se ajo mund të përhapet edhe më shumë.ismael dunga

Kjo i ka shërbyer shumë lojtarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, me familjet e tyre për të mos rrezikuar. Një nga ta është edhe sulmuesi i Tiranës, Ismail Dunga, i cili gjen kohë t’i kushtojë edhe fjalë në rrjetet sociale familjes së tij.

Në profilin e tij zyrtar, sulmuesi ka postuar një foto të vetës, teksa e shoqëron me disa fjalë për familjen e tij. “ Unë e kuptoj se nuk duhet t’i besosh kurrë askujt në këtë jetë, përveç familjes sate sepse në fund të ditës, ata do të besojnë përsëri.”, shkruan Dunga.

JKL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"