“Ne jemi gati”/ Stadiumi i ri, Egnatia publikon fotot e fanellave në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 13:16

“Ne jemi gati”/ Stadiumi i ri, Egnatia publikon fotot e fanellave në dhomat e zhveshjes

Stadiumi i Egnatias do të presë sot ndeshjen e parë që pas rikonstruksionit të tij. Klubi rrogozhinas ka menduar të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Partizanit, pikërisht sot në orën 17:00.

Fanellat Egnatia

Ndërkohë pak minuta më parë, klubi rrogozhinas, ka publikuar në faqen zyrtare disa foto nga dhomat e zhveshjes, teksa shihen të varura, fanellat e bardha me të cilat skuadra do të luajë në miqësoren e sotme ndaj Partizanit.

Bie në sy se të gjitha fanellat janë me emrat përkatëse të futbollistëve të Egnatias. “Ne jemi gati”, shkruan klubi rrogozhinas në “Facebook”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"