“Në janar shpresoj të përforcohemi”, barazimi ndaj Egnatias, Shkëmbi “qan” rastet e humbura: Do të kishim fituar nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 19:34

“Në janar shpresoj të përforcohemi”, barazimi ndaj Egnatias, Shkëmbi “qan” rastet e humbura: Do të kishim fituar nëse…

Pas barazimit 1-1 ndaj Egnatias në stadiumin “Elbasan Arena”, në mikrofonat e “SuperSport” ka folur trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, i cili ka analizuar këtë takim:

shkembi

“Mund të kishim fituar, për rastet mendoj se duheshin qetësi dhe cilësi. Lojtarët kanë shumë cilësi, jo çdo gjë shkon shumë mirë. Mungesat sigurisht që kanë peshë. Ne jemi munduar të luanim ashtu si duhet dhe të jepnim maksimumin.

Nota për Dinamon e fazës së parë? Nuk më vjern mirë që të vendos nota, por që nuk jam i kënaqur kjo nuk diskutohet. Janë shumë pak gola të bërë. Duhet të marrim maksimumin me këto lojtarë. Ne si çdo ekip po mundohemi që të përforcohemi sa më shumë.

Do të doja që në minutat e para që të luanim afër portës kundërshtare, nuk i bëmë dhe mendoj se në 10-15 minutat e para ne nuk arritëm ta fitonim ndeshjen. Për asnjë moment nuk mendoj se nuk do ta kishim humbur ndeshjen me ato raste.”, përfundoi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"