“Në janar nuk largohet Hysaj, por Ançeloti”, deklarata e Dukës bën bujë në mediat italiane: Më kanë thënë që …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 18:35

“Në janar nuk largohet Hysaj, por Ançeloti”, deklarata e Dukës bën bujë në mediat italiane: Më kanë thënë që …

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së fundmi ka përfunduar në vëmendjen e mediave italiane, duke dhënë një prononcim për “Corriere dello Sport”. Veç të tjerave, kreu i FSHF foli edhe për të ardhmen e kapitenit aktual të Kombëtares, Elseid Hysaj!

Duka

Duka ka zbuluar bisedat që ka pasur me Hysajn teksa shton se nuk është e lehtë të punohet me De Laurentis, duke zbuluar njëkohësisht se edhe presidenti i Napolit po kërkon për një trajner të ri. Ndërkohë fjalët e Dukës, janë duke bërë xhiron e mediave italianeve.

“Më pëlqen shumë Hysaj dhe kundër Francës bëri një paraqitje të mirë. Ndoshta unë nuk e kuptoj shumë futbollin por them se për mua ai duhet të jetë në fushë. Pastaj në fund të sezonit mund të largohet të luajë në një ekip tjetër. Di që kontrata i përfundon.

Më kanë thënë që nuk është e lehtë të punosh me De Laurentis teksa e njoh edhe Andrea Anjelin sepse është në Ekzekutivin e UEFA-s dhe i vlerësoj idetë e tij. Hysaj meriton që të luajë më shumë dhe nuk mendoj se do të largohet në janar sepse është Ançeloti ai që do të largohet.

Më vjen keq për Karlon sepse jam edhe tifoz i Milanit por me aq sa di unë, De Laurentis po kërkon një trajner të ri”, u shpreh Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"