Në janar drejtonte Dinamon, Mikoli përfundon në burg për veprime mafioze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 22:51

Në janar drejtonte Dinamon, Mikoli përfundon në burg për veprime mafioze

Në janarin e vitit 2021, Fabricio Mikoli ishte pjesë e klubit të Dinamos dhe zevendëstrajner i skuadrës kryeqytetase. Janari i vitit 2022 do ta gjejë në burg, pas një vendimi që ka dhënë Gjykata e Kasacionit në Palermo e cila ka ndëshkuar përfundimisht ish-sulmuesin italian me 3 vite e gjysmë pas hekurave.

dinamo barushi, mikoli, pontreli

Mikoli akuzohej për zhvatje bashkë me Mauro Lauriçela, djali i një prej bosëve të mafies italiane, i cili ka përfunduar vetë pas hekurave për 7 vite. Mikoli ishte munduar që të rikuperonte 12000 euro nga pronarët e një diskoteke, nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve të stilit mafioz. Ndërkohë, në përgjimet telefonike ai dëgjohej duke përshkruar edhe të ndjerin, gjykatësin Xhovani Falkone, si “baltë”, fraza pë rtë cilat më pas kërkoi falje.

Ish-futbollisti ishte dënuar që në shkallën e parë dhe ky vendim qëndroi në fuqi deri në fund, edhe pse Mikoli pretendonte se nuk e dinte që Lauriçela kishte lidhje familjare me mafiozë. Për dënimin që është dhënë sot, nuk ka masa lehtësuese apo ndryshim dhe tashmë Mikoli do të jetë i detyruar që të kalojë tre vite e gjysmë në burg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"