“Në janar do largohem nga Skënderbeu”, Dejvi Bregu: Penalltinë e parë e gjuajti kush ishte më i sigurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 16:04

“Në janar do largohem nga Skënderbeu”, Dejvi Bregu: Penalltinë e parë e gjuajti kush ishte më i sigurt

Dejvi Bregu ishte një nga më të mirët në fushë, në përballjen e sotme ndaj Bylisit, në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, vlonjati foli për sfidën e sotme si dhe të ardhmen, duke u shprehur: 

bandicam 2019-11-09 16-02-17-231

“Nuk është hera e parë që na ndodh. Është një difekt që duhet ta rikuperojmë. Nuk duhet të na ndodhë më kjo gjë. Duhet ta rikuperojmë.

Mendova që në momentin që të më prekte të rrëzohesha. Penalltia prandaj është. Nuk është që të qëndrosh në këmbë. Unë e kuptova që kishte kontakt. Unë e shoh. E para iku, u dha penallti.

Instiktet e një sulmuesi dihen. Në momentin që unë jam në avantazh, është moment për të fituar penallti. Penalltinë e parë presori i komunikoi Gripshit që kush ndihet më i sigurt ta godiste. Tek i dyti, mendova se ishte momenti i duhur.

Kontrata ime me Skënderbeun është deri në maj. Kemi biseduar që në janar mund të bëhet një lëvizje, shpresoj që klubi të më ndihmojë në këtë aspekt.

Ska pasur bisedime për kontratën e re. Presidenti më ka pohuar se i kam cilësitë për të bërë hapin para. Te Skënderbeu shkova për hapin”, u shpreh Bregu!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"