Në Itali zbulojnë prapaskenat e bujshme/ Si Specia refuzoi Dani Alveshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2022 | 23:59

Në Itali zbulojnë prapaskenat e bujshme/ Si Specia refuzoi Dani Alveshin

Një prapaskenë e bujshme është bërë publike në mediat e rëndësishme Europiane. Sipas raportimeve të fundit, bëhet me dije, se braziliani Dani Alvesh, një nga futbollistët me më shumë trofe në botë, thuhet se i është vetofruar klubit të Specias që militon në Serinë A, por ish-klubi i Manajt, nuk ka pranuar të transferojë brazilianin.

Dani_Alves_Barcelona_2021

Alves është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Barcelonën. Thuhet se Dani Alvesh u ka dërguar një email drejtorëve të klubit duke u propozuar atyre transferimin e tij te Specia, por nuk ka marrë miratimin e drejtuesve të klubit italian, për shkak të moshës 39-vjeçare, por edhe kërkesës së lartë financiare të futbollistit.

Alvesh duket i etur për t’u rikthyer në Italia, pas aventurës me Juventusin në sezonin 2016-2017, ku u aktivizua 19 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"