Në Itali të gjithë duken të sigurt: Problemi i Milanit quhet Leonardo Bonuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2017 | 18:32

Në Itali të gjithë duken të sigurt: Problemi i Milanit quhet Leonardo Bonuçi

U transferua në verë si futbollisti i cili do të kthente Milanin e përsëri në një ekip të pakalueshëm në mbrojtje. Por gjërat nuk po shkojnë krejtësisht ashtu siç parashikonte Leonardo Bonuçi. Prapavija e kuqezinjve “fut ujë” dhe Montela, në tentativën për të ndryshuar diçka, provoi edhe rreshtimin me 3, për t’i dhënë mundësinë lojtarit që të shprehte vlerat e tij në një rol të ngjashëm me atë që mbulonte te Juventusi.

bonucci-milan-critiche-850242390

Situata duket se për momentin nuk ndryshon dhe Bonuçi po dhuron gabim pas gabimi, siç bëri një natë më parë ndaj Rijekës. Mediat italiane kanë qenë të pamëshirshme me të në vlerësimet për atë që dha në ndeshje, ku u cilësua lojtari më i dobët.

“La Gazzetta dello Sport” i vendosi notën 5 për paraqitjen e tij, duke fajësuar atë për golat e shënuar nga kroatët. E njëjta notë edhe nga “Tuttosport” e cila kujton se ditën para ndeshjes lojtari kishte thënë se nuk ishte i kënaqur nga rendimentin i tij, duke dhënë menjëherë provën pse. “Corriere dello Sport” i jep një gjysmë note më shumë por nuk kursen ironinë. “Ka të drejtë, nuk është problem i mbrojtjes me 3 apo 4 lojtarë, është ai që bën gabimet”, shkruhej në komentin e kësaj gazete.

Vetë Bonuçi ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i dhënë fund polemikave. “Kemi fituar, vetëm kjo kishte rëndësi. Tani mendjen te e diela”, ishin fjalët e tij në një postim në Instagram. Por këtë radhë tifozët e Milanit nuk e kanë falur dhe brenda pak minutash, postimi është mbushur me kritika, duke e ftuar mbrojtësin të zgjohet nga gjumi dhe të tregojë të paktën se meriton shiritin e kapitenit që i besoi klubi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"