Postuar: Nëntor 17, 2019 | 17:21
Në Itali janë të sigurt, Igli Tare po përgatit ofertën për yllin e Kosovës
Mungesa e madhe e Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit, padyshim që ka qenë ajo e Vedat Muriqit.
Sulmuesi ka treguar një formë të shkëlqyer me Fenerbahçen këtë sezon, duke u bërë një nga lojtarët kryesor të ekipit turk. Pikërisht për formën e shkëlqyer që 25-vjeçari ka treguar, në drejtim të tij kanë ardhur interesime nga skuadra të mëdha.
Sipas “Radio Sei”, futbollisti është në radarin e Lacios, pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit italianë. Madje thuhet se drejtori sportiv, Igli Tare po përgatit një ofertë për sulmuesin, të cilin do të përpiqet ta transferojë në merkaton e verës.
Muriqi shihet si alternativa ideale e sulmuesit Imobile te Lacion, dhe për këtë arsye italianët dëshirojnë ta kenë në ekipin e tyre.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
