Në Itali e krahasojnë me Barzalin, mbrojtësi i Shpresave rrëfen emocionet e debutimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2017 | 13:58

Në Itali e krahasojnë me Barzalin, mbrojtësi i Shpresave rrëfen emocionet e debutimit

Mbrojtësi i Kombëtares U21, Shaqir Tafa, konsiderohet si një yll në rritje për futbollin e së ardhmes. Shqiptari është në pronësi të Palermos, e cila e ka huazuar te Monopoli për të fituar eksperiencë. Pseudonimi që i thërrasin miqtë është Shaq, si basketbollisti i njohur i NBA. Është vetëm 19-vjeç dhe ka karakteristika të ngjashme me Andrea Barzalin e Juventusit.

Tafa

Tafa debutoi me fanellën bardhjeshile në sfidën ndaj Kozencës, duke mbajtur shiritin e kapitenit për disa minuta. Në një prononcim për “TUTTOcalcioPuglia”, mbrojtësi shqiptar ka rrëfyer emocionet që i dhuroi shiriti i kapitenit. “Ishte një emocion vërtet i fortë, kam punuar shumë dhe në fund jam krenar për rezultatet.

Tafa2

Mbajtja e shiritit të kapitenit ishte e pabesueshme. Unë dua të falënderoj të gjithë shokët e ekipit, janë shumë të rëndësishëm për mua. Qëllimi im është të jap gjithçka për fanellën dhe të mësoj sa më shumë nga lojtarët më eksperiencë, për tu rritur individualisht”, u shpreh Stafa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"