Në Itali e bëjnë të kryer, Inter arrin marrëveshje personale me lojtarin e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 15:56

Në Itali e bëjnë të kryer, Inter arrin marrëveshje personale me lojtarin e Çelsit

Interi ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Çelsit, Emerson Palmierin. Sipas “Calciomercato” zikaltërit i kanë ofruar Emersonit 1.9 milionë euro në sezon.

emerson

Trajneri i Interit Antonio Konte, e shikon shumë të rëndësishëm 26 vjeçarin për skemën e tij të preferuar 3-5-2. Interi ka rënë dakord me mbrojtësin për një kontratë pesë vjeçare.

Tashmë zikaltërve i duhet të gjejnë një marrëveshje me klubin e Çelsit që kërkon 20 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"