Në Itali e bëjnë fakt të kryer, mesfushori i Kombëtares do të transferohet te skuadra e Serisë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 23:29

Në Itali e bëjnë fakt të kryer, mesfushori i Kombëtares do të transferohet te skuadra e Serisë B

Në Itali nuk kanë dyshime, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka do të vazhdojë karrierën e tij te klubi i Livornos në Serinë B. 24-vjeçari nga Peja ka vendosur të largohet nga skuadra rumune e Kraiovës, për të nisur një aventurë të re, te skuadra e Tremezanit.

Qaka-980x509

Transferimi prite të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Mesa duket klubi rumun ka pranuar ta huazojë shqiptarin me të drejtë blerje në fund të sezonit.

qaka55

Kujtojmë që Qaka veshi fanellën e Shqipërinë, gjatë kohës që trajner ishte Panuçi, teksa u konsiderua si një talent premtues për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"