Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Lacio arrin marrëveshjen me Fenerbaçen për Muriqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 9, 2020 | 19:19


Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Lacio arrin marrëveshjen me Fenerbaçen për Muriqin

Drejtuesit e Lacios raportohen se kanë udhëtuar drejt Stambollit për negociatat finale me Fenerbaçen për sulmuesin Vedat Muriqin. “Sky Sport Italia” dhe “SportItalia” pretendojnë se kosovari mund të transferohet në Serinë A për një shumë rreth 18 milionë euro.

muriqi gol

Sipas “Tuttomercatoweb” një drejtues i Lacios është tani në Stamboll për të mbyllur detajet e operacionit. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste në 36 ndeshje me Fenerbaçen këtë sezon.

Lacio po kërkon të përforcojë skuadrën, pas kualifikimit në Champions për sezonin tjetër. Kaisedo pritet të largohet këtë verë dhe Muriqi pritet të zërë vendin e tij.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com