Në Itali e bëjnë fakt të kryer, e ardhmja e Ibrahimoviçit do të jetë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 19:38

Në Itali e bëjnë fakt të kryer, e ardhmja e Ibrahimoviçit do të jetë te…

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak se mbylli kontratën e tij me Los Anxheles Galaksi dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të ardhmen.Ibra Milan

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e suedezit do të jetë te Milani. Marrëveshja duhej të ishte mbyllur, por akoma palët nuk kanë rënë dakord për kushtet e kontratës.

Kuqezinjtë i kanë ofruar një kontratë 6 mujore ku do të fitonte 2 milionë euro, diçka për të cilën lojtari nuk është i bindur. Megjithatë marrëveshja pritet të arrihet së shpejti dhe Ibra do të rikthehet përsëri te kuqezinjtë, të cilët po kalojnë një periudhë jo fort të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"