Në histori si asistues, Antuan Grizman: Rëndësi ka fitorja e Francës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 9:34

Në histori si asistues, Antuan Grizman: Rëndësi ka fitorja e Francës!

Antuan Grizman, mesfushori i Francës, komentoi në mikrofonat e “TF1” pas fitores me Danimarkën. Më tepër sesa te 3 pikët e radhës, 31-vjeçari u bazua te kualifikimi duke deklaruar:

GRIZMAN

“E dinim se do të ishte një ndeshje e komplikuar, kishim humbur dy herë kundër Danimarkës në Ligën e Kombeve. Kemi bërë përparime, kemi punuar shumë mirë të gjithë bashkë.

Pastaj edhe ata që hynë si zëvendësues bënë shumë mirë, ndaj është një fitore shumë e bukur që na dhuroi kualifikimin. Jam shumë krenar, por mbaj mend punën e ekipit si dhe punën time, në sulm dhe në mbrojtje.

Është e vërtetë që ka statistika dhe ne shikojmë vetëm atë, por të gjithë bënë një përpjekje të jashtëzakonshme. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim dhe të kualifikoheshim”.

PANORAMASPORT.AL