“Në grup nuk ka duele, De Biazi vendos se cili do luajë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2016 | 22:42

“Në grup nuk ka duele, De Biazi vendos se cili do luajë”

Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi i dhanë fitoren Kombëtares shqiptare në miqësoren ndaj Luksemburgut në transfertë (0-2).

Untitled-16Pas përfundimit të ndeshjes, dy autorët e golave kanë vlerësuar mënyrën se si reagoi skuadra pas humbjes tri ditë më parë ndaj Austrisë.

Sadiku vlerësoi mundësinë që De Biazi i dha për aktivizimin në këtë ndeshje. “Jam i gëzuar qe shenova dhe ekipi u zhbllokua. Eshte pozitive qe shenon kur vjen nga stoli. Me vjen mire qe e shfrytezova mundesine qe mu dha.

Ia kemi kaluar mire ne keto dy ndeshje dhe ne Austri me pak fat mund te kishim marre nje baraim. Kemi dy muaj kohe per t’u pergatitur dhe ndoshta ne te ardhmen do te mendojme me shume edhe per sulmin”,-tha ai për “Supersport”.

Nga ana e tij, autori i golit të dytë, Sokol Cikalleshi, tha se shpreson që të rikthehet sërish te goli me Kombëtaren, ndërsa shtoi se në ekip vendos trajneri se cili do të luajë.

”Çdo ndeshje është e vështire dhe fitorja me lumturon. Treguam që kemi karakter. E vlerësuam ndeshjen dhe arritëm të fitonim. Shpresoj të shënoj sërish dhe ta ndihmoj ekipin edhe në ndeshjet e tjera.

në grupin tonë nuk ka duele, jemi të gjithë një dhe e vendos trajneri kush do të luajë. Ne japim më të mirën, më pas vendimet i merr trajneri dhe ne e respektojmë atë”,-u shpreh Cikalleshi për ‘Supersport’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"