Në grup me Realin e Madridit, Shqipëria pjesë e kompeticionit prestigjioz në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2019 | 21:21

Në grup me Realin e Madridit, Shqipëria pjesë e kompeticionit prestigjioz në Kroaci

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë, do të marrë pjesë në turneun “International Memorial” gjatë muajit gusht.

Capture

Ekipi përfaqësues i drejtuar nga trajneri Nevil Dede, do të jetë në Zagreb nga data 8, deri më 11 gusht. Në këtë edicion të 17-të të këtij kompeticioni do të marrin pjesë 8 skuadra të ndara në 2 Grupe, A dhe B.

19 vjeçarët kuqezi janë shortuar në Grupin A sëbashku me Dinamo Zagreb, Real Madrid dhe Olimpija Lubjanë, të gjitha këto ekipet U-19. Grupi B përbëhet nga Kroacia U-19, Fejnord, Grasshopers dhe japonezët e Cerezo Osaka.

Shqipëria do të bëjë debutimin në këtë turne me ndeshjen kundër Real Madrid në datë 8 Gusht, duke filluar nga ora 16:30. Ditën e dytë, më 9 Gusht do të përballen me Dinamo Zagreb me ndeshjen që fillon në orën 18:15. Faza në grupe mbyllet më 10 Gusht me ndeshjen kundër sllovenëve të Olimpija Lubjanës po në orën 18:15. Ditën e dielë, në datë 11 gusht, do zhvillohen ndeshjet finale.

Ndërkohë, tekniku Dede do e grumbullojë ekipin në qytetin e Shkodrës në datë 4 gusht, ku pas dy seancave stërvitore, do të nisen drejt Kroacisë më datë 6 gusht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"