Në Greqi janë të bindur: Ish-futbollisti shqiptar i Olimpiakosit do të luajë në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 22:32

Në Greqi janë të bindur: Ish-futbollisti shqiptar i Olimpiakosit do të luajë në Angli

Ish-futbollisti i Shpresave Qazim Laçi mund të transferohet sezonin e ardhshëm në Angli.

keidi bare qazim laci
Sipas mediave helene, futbollisti i Ajaços në Francë preferohet nga skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez Bredfordi, i cili i ka paraqitur palës franceze ofertën prej 5 milionë eurosh, rreth më shumë se 5-fishin e vlerës së 24-vjeçarit shqiptar në merkato. Olimpiakos, si klubi mëmë, ka të drejtën e përfitimit 25% të transfertës së Laçit.

qazim laci

Mediat helene vlerësojn karakterin e fortë dhe përkushtimin e mesfushorit shqiptar, i cili është kthyer në liderin e Ajaços në kategorinë e dytë të futbollit francez. Ai ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asiste për Ajaçon këtë sezon.

Laci-Ajaccio
Ndërkohë, Laçi është në pritje të ftesës nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja.

Laçi është produkt i akademisë së Olimpiakosit, ndërsa është aktivizuar rregullisht me Shqipërinë U21.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"