Në gjyq për “trukimin” me Saragozën, mesfushori i Mançester Junajtid thirret për të dëshmuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 22:40

Në gjyq për “trukimin” me Saragozën, mesfushori i Mançester Junajtid thirret për të dëshmuar

Ander Herrera pritet të thërritet për të dëshmuar për skandalin e trukimeve në Spanjë. Mesfushori i Junajtid është paralajmëruar se atij do t’i vijë fletëthirrja e gjykatës së bashku me 33 futbollistë të tjerë, përfshirë Gabin e Atletikos së Madridit në lidhje me dyshimet për pastërtinë e rezultatit të ndeshjes së ish-skuadrës së tij Real Saragozës dhe Levantes në maj 2011.

ander herrera

Në gjyq do të jetë edhe trajneri i atëhershëm i Saragozës, Havier Aguirre, së bashku me ish-drejtorin sportiv, Antonio Prieto, dhe ish-pronarin Agapito Iglezias. Saragoza fitoi 2-1 në transfertë dhe arritën të sigurojnë mbijetesën në ndeshjen e fundit.

Ai akuzohet se derdhi 1 milion euro në llogaritë bankare të Aguirres, Prietos dhe 9 lojtarëve të tij disa ditë përpara ndeshjes së 21 majit 2011 dhe këtë transaksion e kryen përmes lojtarëve të Levantes. Prokuroria e akuzon Herrerën se ka përfituar dy pagesa 50 dhe 40 mijë euro. 42 persona rrezikojnë burgun nga 6-4 vite nëse shpallen fajtorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"