“Në Gjirokastër e dinë topin katror”, portieri i Bylisit shfryn kundër drejtuesve të Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 9:52

“Në Gjirokastër e dinë topin katror”, portieri i Bylisit shfryn kundër drejtuesve të Luftëtarit

Festim Miraka ka luajtur për dy sezone e gjysmë në Gjirokastër, duke dhënë një kontribut të madh për Luftëtarin, por në vitin 2018, kur bluzinjtë arritën kualifikimin historik në Europë, portieri u përjashtua nga ish-presidenti Grigor Tavo.


MIRAKAA

Miraka goditi me grusht sulmuesin serb, Stevan Raçiç, në ndeshjen Luftëtari-Kamza 1-2 në vitin 2017 dhe që prej atij takimi, u pezullua nga klubi gjirokastrit. Ndërkohë, pas zhvillimeve më të fundit me mesfushorin Donald Rapo, i cili ka qenë shok skuadre me Mirakën që në vitin 2015 te Luftëtari, portieri ka reaguar ashpër në “Facebook”.

32-vjeçari që është aktualisht pjesë e Bylisit ka mbështetur Rapon, ndërsa ka shigjetuar drejtuesit e Luftëtarit, duke iu referuar edhe të kaluarës. “Vëlla, mos e vrit mendjen. Ti edhe pa lekë ke dhënë maksimumin, po ata janë mësuar të hedhin poshtë mundin dhe djersën me një fjalë. Por, ne e njohim shumë mirë kush është Donald Rapo.MIRAKA

Sa për këtë që thua ti (i referohet deklaratës së Rapos për presidentin e Luftëtarit), nuk e dinë se çfarë është futbolli. E dinë topin katror. Respekte”, shkruante Miraka në profilin e Rapos pasi ky i fundit kishte sqaruar opinionin për largimin nga Luftëtari dhe stërvitjen me Laçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"