ZYRTARE/ Ferrari gjen zëvendësuesin e Fetel, godet edhe McLaren duke marrë pilotin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 21:30

ZYRTARE/ Ferrari gjen zëvendësuesin e Fetel, godet edhe McLaren duke marrë pilotin…

Pas largimit të Sebastian Fetel, ku piloti dhe Ferrari vendosën që të mos e rinovojnë kontratën që përfundon në fund të këtij viti, menjëherë u lakua emri i Karlos Sainz Junior si zëvendësues i gjermanit në radhët e “kokëkuqes”. 

Fetel

Palët kanë arritur akordin dhe në ditën e sotme ka ardhur zyrtarizmi. Spanjolli i McLaren ishte favoriti numër një për t’u bashkuar me skuderinë nga Maranelo.

Transferimi i Sainz te Ferrari do të shkaktojë një efekt domino në merkaton e pilotëve, teksa, Daniel Riçardo do të zërë vendin e Sainz te McLaren në 2021-shin. Kjo skuderi duke nisur viti i ardhshëm do të montojë motorin “power unit” Mercedes dhe ka një projekt shumë ambicioz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"