Në Gjermani e duan si trajner të kombëtares, Klop gjen pasuesin e tij te Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 19:10

Në Gjermani e duan si trajner të kombëtares, Klop gjen pasuesin e tij te Liverpuli

Emri i Jyrgen Klop, po qarkullon periudhën e fundit, për kombëtaren gjermane. Trajneri i Liverpulit, shihet nga Federata e shtetit të tij, si zëvendësuesi ideal i Lëvit, që pas Europianit duket se do të lërë stolin e “pancerave”.

xherard

Por, siç raporton “The Sun”, Klop e ka gjetur pasuesin e tij te Liverpuli. Ish-kapiteni Stiven Xherard, mund të jetë ai që do të marrë drejtimin e të kuqve.

Xherard është duke bërë një punë të mirë me Rejnxhersin, në Skoci dhe Klop duket se i beson aftësive të ish-kapitenit legjendar të Liverpulit.

Terreni duket se po bëhet gati për ndryshime të mëdha te Liverpuli, që me Klopin është rikthyer i lavdishëm.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"