Në Gjermani e bën fakt të kryer, Gjasula kryen testet mjekësore te skuadra e re. Ja ku do ta shohim shqiptarin sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 16:44

Në Gjermani e bën fakt të kryer, Gjasula kryen testet mjekësore te skuadra e re. Ja ku do ta shohim shqiptarin sezonin e ardhshëm

Mesfushori i Shqipërisë Klaus Gjasula ka gjetur shumë shpejt skuadër. Ish-lojtari i Padërbornit ka arritur akordin me klubin e Hamburgut që militon në Bundesligën 2.

klaus-gjasula-sc-paderborn-1576579095-28616
Sipas “SPORT1”, 30-vjeçari mund të transferohet me parametër zero tek skuadra e njohur gjermane, pasi nuk rinovoi kontratën me Padërbornin, që ra nga elita e futbollit gjerman. Gjasat janë që Gjasula të firmosë për dy vite me Hamburgun dhe është gati të ndihmojë ekipin në ngjitje drejt Bundesligës.

Gjasula

Ndërkohë së fundmi “Bild.de”, raporton se mesfushori shqiptar, zbarkoi ditën e djeshme në Aeroportin e Hamburgut rreth orës 10 pasdite dhe përfundoi testet mjekësore në orën 8 të mëngjesit.  Për sa i përket sezonit që sapo lamë pas, Hamburgu u rendit në vendin e 4-t, me 1 pikë më pak se Heidenhemi i vendit të tretë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"