Në Gjermani e bëjnë të kryer, mesfushori i Bajernit shuan ëndrrat e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 21:08

Në Gjermani e bëjnë të kryer, mesfushori i Bajernit shuan ëndrrat e Realit

Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi, Leon Gorecka do të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut deri në vitin 2026.

GORECKA 1

Palët kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës duke vazhduar bashkëpunim e frytshëm ndërmejt tyre. Nagelsman e shikon si mjaft të rëndësishëm në mesfushë 26-vjeçarin duke i kërkuar me ngul drejtuesve të rinovojnë me Goreckën.

Mesfushori gjerman u transferua tek bavarezët në vitin 2018 nga skuadra e Shalkes ku në 117 ndeshje ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 27 asist.

Prej 3 vitesh Gorecka ka fituar një sërë titujsh me Bajernin si 3 Bundesliga, 2 Kupa gjermanie, një Ligë Kampionësh dhe Superkupën e Europës.

26-vjeçari shuan kështu ëndrrën e Real Madridit për ta afruar në skuadër pasi madrilenët e kërkuan me ngulm këtë verë duke bërë disa tentativa serioze, por Bajerni refuzoi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"