Në Gjermani e bëjnë të kryer/ Mane pranë zyrtarizimit te Bajerni, ja shuma që do të përfitojë Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 16:31

Në Gjermani e bëjnë të kryer/ Mane pranë zyrtarizimit te Bajerni, ja shuma që do të përfitojë Liverpuli

Transferimi i Sadio Mane te Bajerni duket se është një çështje e cila pret vetëm zyrtarizimin për t’u konsideruar e mbyllur, me raportimet nga “Sky Sport Germany” që kanë publikuar lajmin se Liverpuli ka pranuar një ofertë prej 40 milionë eurosh për senegalezin.

MANE 1

Negociatat e vazhdueshme mes klubeve në javët e shkuara si dhe dëshira e lojtarit për të ndryshuar skuadër duket se më në fund kanë dhënë rezultatin e shumëpritur nga ana e bavarezëve për transferimin e 30-vjeçarit në Bundesligë.

Liverpuli nga ana tjetër duket se pas transferimit të Darvin Nunjez ka gjetur më në fund zëvendësuesin e Manesë dhe është bindur ta lërë atë të largohet drejt Bajernit, me zyrtarizimin e sulmuesit te bavarezët që mund të ndodhë së shpejti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"