“Në Ganë talleni me këtë”, Kobina kritika bashkëkombësve: Kështu nisi edhe në Shqipëri, shikoj video që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 0:11

“Në Ganë talleni me këtë”, Kobina kritika bashkëkombësve: Kështu nisi edhe në Shqipëri, shikoj video që…

Koronavirusi po përhapet edhe në Shqipëri, teksa deri tani numërohen raste të shumta të prekurish.kobina

Pikërisht nisur nga kjo situatë, lojtari i Tiranës, Uinful Kobina ka këshilluar bashkëkombësit e tij në Ganë që të mos e marrin këtë moment si shaka ashtu siç po bëjnë, duke thënë se është shumë e rrezikshme.

Në një intervistë të dhënë për “Asempa FM”, 28-vjeçari tregoi është për situatën që po kalon në Shqipëri: “ Unë mendoj se ganezët e kanë marrë me shaka, një çështje e cila është shumë serioze. Koronavirusi nuk është një shaka siç e marrin shumë veta. Unë kam parë video dhe kam lexuar në rrjetet sociale se si njerëzit qarkullojnë lajme të rreme dhe bëjnë shaka me Koronavirusi, por dua t’iu them se kjo nuk është një shaka.

Kështu nisi edhe në Shqipëri pak nga pak dhe numri u rrit në vazhdim dhe për këtë arsye në Ganë nuk duhet të bëjnë shaka me këtë. Pleqtë në vendin tonë duhet të bëjnë shumë kujdes, pasi nëse preken është shumë e rrezikshme.kobina

Në Shqipëri nëse ne na duhet ndonjë gjë atëherë thjesht duhet të telefonojmë menaxhmentin  ose mjekët e klubit dhe ata do na sigurojnë çdo gjë, tani për tani jam shumë i sigurt. Lutemi që kjo të kalojë shumë shpejt sepse askush nuk po mundet të dalë jashtë, ne jemi të gjithë brenda ku hamë së bashku.”, u shpreh Kobina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"