“Në fushën e Laçit shprehemi mirë”, Shehi: Të gjithë brenda objektivave, ishte e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 18:18

“Në fushën e Laçit shprehemi mirë”, Shehi: Të gjithë brenda objektivave, ishte e vështirë

Trajneri Orges Shehi u shpreh i lumtur pas fitores ndaj Laçit, duke shtuar se një ndeshje e tillë është e vështirë. Megjithatë, ai shtoi se fusha e Laçit lejon të luhet futboll i mirë.

shehi

“Mendoj dhe e thashë edhe dje që është ndeshje e vështirë. Duhej të ishim të kujdesshëm, mendoj që e kemi interpretuar mirë. Akoma nuk ka përfunduar asgjë se janë edhe dy ndeshje. Të gjithë janë brenda objektivave, ne duhet të shohim vetëm punën tonë. Duke bërë punën tonë, dhe fakti që e kemi në dorën tonë, duhet të bëjmë maksimumin meqë ndeshjet janë shumë afër.

Shprehemi mirë në këtë fushë, edhe për shkak të cilësisë se është një prej më të mirave në Shqipëri dhe të lejon të interpretosh mirë. Por ka specifika që të mos lësh hapësira se dihen përmasat. Por na vjen mirë që kemi fituar.

Duhet kujdes, Mazrekaj do dyfishim dhe ta mbajmë larg zonës. Guindo dhe Shkurtaj duhet kujdes ndaj tyre, edhe ndaj topave të dytë se na vunë në vështirësi me topa të gjatë. Do të vendosemi gjithmonë në varësi të kundërshtarëve e situatave. Çdo skuadër ka pikët e forta dhe të dobëta, do ta përgatitim gjithmonë për të pasur rrugëdalje dhe ku kemi boshllëqe”, tha Shehi për “Oversport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"