Në fushën e betejës për titullin, Myler ua bën të qartë shokëve të skuadrës: S’ka hap fals ndaj Borusias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 14:56

Në fushën e betejës për titullin, Myler ua bën të qartë shokëve të skuadrës: S’ka hap fals ndaj Borusias

Ylli i skuadrës bavareze, Tomas Myler, mezi po e pret ndeshjen e nesërme me Borusian e Dortmundit. A do të vendosë sfida midis gjigantëve se cili do të jetë fituesi i kampionatit në fund të qershorit? Nëse Bajerni do të fitonte, atëherë diferenca me Borusian do të shkonte në 7 duke sfumuar shpresat e verdhezinjve për të fituar pas më shumë se 9 vitesh kampionatin. Një fitore e vendësve do të ndizte dhe më shumë luftën pasi diferenca nga bavarezët do të shkonte në -1.
alaba myler
“Për skuadrën e Bajernit është një javë decizive. Duam që të fitojmë në Dortmund dhe të hedhim një hap të sigurt
drejt titullit kampion”, tha Myler pas ndeshjes me Frankfurtin për “Sky”. Në ndeshjen e së shtunës, 30-vjeçari ishte shumë i kënaqur me skuadrën e tij. “Pas fitores së Dortmundit në Volfsburg, nuk na lejohej asnjë hap fals. Bëmë gjithçka për ta mbyllur
ndeshjen sa më shpejt, edhe pse në disa momente na mungoi përqendrimi. Frankfurti është një skuadër e rrezikshme dhe në të kaluarën kemi vuajtur jo pak ndaj tyre. Gjithsesi, në fund mund të jemi të kënaqur me lojën dhe rezultatin”, tha mesfushori gjerman. “Shpresoj që të martën të dalim me një buzëqeshje të madhe nga Dortmundi. Të tregojmë forcën tonë, do të jetë ndeshja më e vështirë e sezonit dhe për këtë duhet të përgatitemi sa më mirë. Tifozët në shtëpi duhet të përgatiten për një sfidë spektakolare. Klasikja ndaj verdhezinjve është pa dyshim ndeshja më e ndjekur në Gjermani. Mezi po pres të jem në fushën e lojës”, përfundoi Myler.
Myler
Mesfushori i Bajernit është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm për klubin gjerman. Trajneri Hansi Flik ka bërë një punë të shkëlqyer më 30-vjeçarin, i cili nën drejtimin e ish-trajnerit Niko Kovaç humbi vendin e formacionit me kampionët e Gjermanisë. Por tani gjithçka është kthyer në normalitet me Mylerin që shënon dhe shërben për shokët e skuadrës duke i dhënë një dorë të rëndësishme skuadrës në fitimin e titullit të tetë radhazi për Bajernin e Mynihut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"