“Në fushë u futëm për fitore, por jo për këtë rezultat”, Batha: Partizani meriton komplimente, nuk jam i vetmi që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 21:52

“Në fushë u futëm për fitore, por jo për këtë rezultat”, Batha: Partizani meriton komplimente, nuk jam i vetmi që…

Një nga protagonistët absolut në derbit e ditës së sotme, ishte mesfushori i Tiranës Idriz Batha, i cili realizoi dy herë nga penalltia. Pikërisht Batha është zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes, teksa në përfundim për mikrofonat e “Supersport”, u shpreh:bandicam 2020-02-28 21-46-43-604

Rezultati 5-1?

Nuk e mendon njeri që futet në fushë ta fitojë me këtë rezultat, por të gjithë mendojnë të marrin fitoren në derbi. Partizani bëri lojë shumë të mirë dhe meriton komplimente. Megjithatë humbja me këtë rezultat nuk kalohet lehtë.

Kontestimet nga tifozët në verë kur kaluat te Tirana?

E kam thënë që në fillim, se nuk është fundi i botës, pasi nuk jam lojtari i vetëm që bëj këtë lëvizje.

Gjesti ndaj Melos?

Më kujtohet ai rasti i minutës së nëntë. Nuk është një gjest i hijshëm, por të them të drejtën është një ndeshje derbi dhe ka tension. Nuk mendoj se e vrava, por gjesti është i shëmtuar. Në të gjithë botën ndodhin këto dhe nuk ndëshkohen.

Rasti i Bitrit është një mundësi që i heq golin, ndërsa unë isha në mesfushë, mora një goditje nga Melo dhe reagova menjëherë.

Si do justifikohesh te miqtë që janë me Partizanin, për këtë fitore me këto shifra?

Sot e kemi në plan të festojmë, kur të takojmë shokët do të jemi më të qetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"