Në fushë me Shpresat, “delegacion” nga Kumanova për Taulant Seferin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2017 | 15:52

Në fushë me Shpresat, “delegacion” nga Kumanova për Taulant Seferin

Taulant Seferi është talenti nga Kumanova i cili i është bashkuar së fundmi Kombëtares shqiptare U-21. Për të ndjekur futbollistin e talentuar, i cili pak ditë më parë mori lejen nga FIFA për të veshur fanellën kuqezi në ndeshje zyrtare, drejt stadiumit “Elbasan Arena” është nisur një delegacion i mirëfilltë nga vendlindja e tij.

Seferi

Sipas “Lajm,”, një numër i madh makinash me familjarë dhe dashamirës të lojtarit janë nisur sot paradite në drejtim të Shqipërisë, duke kërkuar që të përçojnë entuziazmin e tyre në ndeshjen e kuqezinjve të vegjël.

seferi

Dhjetëra vetura, me flamuj shqiptarë të shpalosur, janë nisur nga Kumanova dhe kanë bërë rrugëtimin nga Maqedonia drejt Shqipërisë në mbështetje të futbollistit, por sigurisht edhe të Shpresave, me apo pa të në fushën e lojës.

seferi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"