Në fushë me gjilpëra prej dëmtimit, Panuçi mund të humbë një lojtar për miqësoret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 19:03

Në fushë me gjilpëra prej dëmtimit, Panuçi mund të humbë një lojtar për miqësoret

Tomas Strakosha ka qenë këtë pasditë në klinikën Paideia të Lacios. Portieri është vizituar për probleme në shpinë, që e kanë shqetësuar atë që nga ndeshje ndaj Dinamo Kiev në Ukrainë.

Kombetarja-ndeshja-miqesore-me-Norvegjine

Numri një i Lacios i ka luajtur ndeshjet e fundit duke shtrënguar dhëmbët, dhe me ndihmën e injeksioneve. Tani që sezoni përfundoi, Strakosha mund të lërë edhe grumbullimin e Kombëtares, për miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës, për të kaluar këtë dëmtim. Gjithsesi, në ditët në vazhdim priten edhe zhvillime të reja prej Strakoshës.

Strakosha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"