“Në fund, qielli po qante për Kroacinë dhe për VAR-in”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 10:04

“Në fund, qielli po qante për Kroacinë dhe për VAR-in”

“Një Kupë Bote e shkëlqyer! Komplimente për organizimin dhe veçanërisht Rusisë! Në fund qielli po qante për Kroacinë dhe për vendimin e VAR-it”. Është kjo cicërima në “Twitter” e ish-presidentit të FIFA-s, Jozef Blater, pas finales Francë-Kroaci.

kroacia

Zvicerani i larguar nga kreu i qeverisë botërore të futbollit mes skandaleve, ishte një i ftuar i presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë muajit të turneut. 82-vjeçari ka qenë një nga kundërshtarët e përdorimit të VAR-it në Kupën e Botës me argumentin se teknologjia nuk duhej të eksperimentohej gjatë turneut. “Një ndryshim kaq i rëndësishëm nuk mund të eksperimentohet në Botëror”, përsëriste njeriu që e drejtoi FIFA-n për 17 vite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"