Në FSHF ka rënë heshtja, asnjë qëndrim zyrtar mbi çështjen e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 12:19

Në FSHF ka rënë heshtja, asnjë qëndrim zyrtar mbi çështjen e Skënderbeut

Informacioni mediatik që është publikuar gjatë mesditës së djeshme, ka përfshirë të gjithë opinionin sportiv dhe jo vetëm në vendin tonë.

skenderbeu1

Dokumenti i kërkesës së bërë kundrejt “trupës së Apelit, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA” (cituar nga reagimi zyrtar i KF. Skënderbeut), rrezikon një ndëshkim të rëndë për skuadrën shqiptare.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme, institucioni zyrtar i futbollit në vend nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk është shprehur në lidhje me këto lajme që qarkullojnë.

Komiteti-Ekzekutiv-i-ri-i-FSHF-653x420-470x302 (1)

Gjatë ditës së djeshme, përpara se edhe vetë Skënderbeu të dilte me një qëndrim zyrtar, u mësua se FSHF do të dilte me deklaratë zyrtare, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe duket se FSHF është në pritje të certifikimit të vendimit nga institucionet e UEFA-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"