Në Francë nuk kanë dyshime: Zidan më i miri, Reali e përmbys Sitin në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 12:51

Në Francë nuk kanë dyshime: Zidan më i miri, Reali e përmbys Sitin në Angli

Mançesteri është djepi i futbollit botëror. Atje u mbajt takimi i Bordit Ndërkombëtar në vitin 1886, i cili krijoi rregullat e këtij sporti. Një qytet i rëndësishëm në futbollin europian ku Reali i Madridit arrin gjithnjë të shprehet aspak keq. Në fakt, madrilenët kanë humbur vetëm dy herë në 7 vizitat e tyre në Mançester, por asnjë nga këto ndeshje nuk ka qenë kundër skuadrës blu të qytetit, por në “Old Trafford” kundër Junajtidit.

The-match-between-City-and-Real-Madrid-endangered-by-the.img

Spanjollët kanë arritur dy rezultate të rëndësishme në djepin e futbollit dhe vizita e kësaj të premteje mund të frymëzohet prej tyre për të bërë përmbysjen e madhe ndaj Sitit. Kur mbretërorët vizituan Mançesterin në vitin 2000, ai driblim me thembër i Redondos që solli triumfin 2-3 ndaj Junajtidit në gjysmëfinalet e Champions-it, u bë i pavdekshëm ndërsa ndihmoi spanjollët të fitonin titullin e 8-të të Ligës së Kampioneve. Përsëritja e atij rezultati të premten në “Etihad” do ta dërgonte Realin në çerekfinalet e Lisbonës.

Në precedentin e fundit, që përkon me vizitën e fundit në Mançester në 2013, sërish kundër Junajtid, Reali fitoi 1-2 në raundin e 1/8-ave (gol spektakolar i Modriçit) dhe përsëritja e këtij rezultati ndaj Sitit do ta dërgonte ndeshjen të paktën deri në kohën shtesë, duke barazuar fitoren e “Qytetarëve” në Madrid në mars. Janë sinjale historike optimizmi për një klub që rritet në mbrëmjet europiane. Rrugët e Guardiolës dhe Zidanit nuk janë kryqëzuar kurrë në një ndeshje zyrtare në Mançester, ndërsa precedentët e Realit në “Etihad” janë dy: I pari ishte Murinjo që vizitoi Sitin e Roberto Mançinit (1-1) në 2012 në fazën e grupeve dhe katër më vite më vonë ishte Zizu që barazonte ndaj Sitit të Pelegrinit (0-0) në “Etihad”, në gjysmëfinalet që i hapën rrugë titullit të 10-të të spanjollëve.

Pep-Zidane_630_630

VLERËSIMI

Zinedin Zidan është trajneri më i mirë në botë. Tekniku i Realit ka krijuar një reputacion të jashtëzakonshëm, duke fituar 11 trofe në një kohë relativisht të shkurtër. Dhe gazeta franceze “L’Equipe” i njeh arritjet e bashkatdhetarit të saj, duke e shpallur më të mirin në planet, përpara Pep Guardiolës dhe Jyrgen Klopit. Trajneri i Liverpulit renditet në vend të dytë, ndërsa ai i Mançester Sitit në vendin e fundit të podit. Ashtu si “L’Equipe”, revista “France Football” bëri një sondazh dhe Zizu mori 57% të votave, duke u shpallur gjithashtu trajneri më i miri në botë.

Skuadra e tij do të përballet me atë të Guardiolës në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions-it në “Etihad” dhe ai duhet ta konfirmojë këtë vlerësim të fundit, duke përmbysur disavantazhin 2- 1 të ndeshjes së vajtjes në “Santiago Bernabeu”. Shumë poshtë në këtë listë gjendet edhe Zhoze Murinjo, i cili, sipas “L’Equipe”, ka humbur magjinë e tij dhe nuk është më trajneri i dikurshëm.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"