Në Francë e bëjnë të sigurt, Xhuliano Skuka largohet nga Metz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 21:36

Në Francë e bëjnë të sigurt, Xhuliano Skuka largohet nga Metz

I transferuar në janar me shumë bujë në Francë ku u bë pjesë e Metz, Xhuliano Skuka nuk ka arritur të tregojë kualitetin e tij dhe prej javësh tashmë është pjesë e skuadrës së dytë të Metz.

skuka

Ish-sulmuesit të Partizanit nuk i është dhënë shumë besim këtë sezon nga trajneri. I pyetur në një konferencë shtypi për Skukën, tekniku u përgjigj duke thënë se e ka pasur të vështirë ambientimin.

Kjo ka bërë që në Francë ta bëjnë të sigurt largimin e tij. “Socios-Metz” raporton se mungesa e minutave ka bërë që drejtuesit të marrin një vendim dhe Skuka të largohet në merkaton e verës. Këtë sezon me Metz, Skuka ka luajtur në 9 ndeshje, duke numëruar vetëm 68 minuta lojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"