Postuar: Shkurt 2, 2023 | 12:30
Në Francë e bëjnë të sigurt, një tjetër kampion Bote në 2018 tërhiqet nga kombëtarja e “Gjelave”
Duket se Rafael Varan ka marrë vendimin për të mbyllur aventurën e tij me kombëtaren e Francës.
Siç raporton “Le Parisien”, mbrojtësi i Mançester Junajtid do tërhiqet nga “Gjelat” në moshën 29-vjeçare.
Kështu Varan bëhet lojtari i tretë, i cili u shpall kampion Bote në 2018, që tërhiqet nga kombëtarja, pas Hugo Loris dhe Stivi Mandanda.
PANORAMASPORT.AL
