Në formacionin ideal, por Gjimshiti e ka mendjen te kush e pret në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2017 | 20:11

Në formacionin ideal, por Gjimshiti e ka mendjen te kush e pret në shtëpi

Nuk ka dyshime që Berat Gjimshiti është një nga qendërmbrojtësit më të mirë të këtij edicioni në Serinë B. Vlerësimeve të njëpasnjëshme që i vijnë nga mediat sportive italiane, i është shtuar sot edhe përzgjedhja e tij ën formacionin më të të mirë të javës së 25-të në Serinë B.

gjimshiti

“E fillon ndeshjen me një gabim përballë Huanito Gomez, por më pas nuk gabon një presje, luan me sigurinë e një veterani, edhe pse është vetëm 23 vjeç, duke bërë të ndjehet prania e tij fizike”, shkrihet në përshkrimin që “Tottomercatoweb” ka bërë për mbrojtësin duke e zgjedhur në formacionin me të mirë.

Por mbrojtësi shqiptar, duket se sot nuk e kishte mendjen edhe aq shumë te këto vlerësime, sa te ajo që e priste në darkë në shtëpi për të festuar Shën Valentinin.

menkovic gjimshiti

Kjo shihej qartësisht nga postimi i tij në Instagram, një urim për të dashurën e tij Alisa Menkoviç, në një nga fotot më provokuese të modeles serbe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"