“Në fillim askush nuk besoi tek ne”, Daja: Kërkojmë fitoren ndaj Bylisit për vazhdimësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 10:59

“Në fillim askush nuk besoi tek ne”, Daja: Kërkojmë fitoren ndaj Bylisit për vazhdimësinë

Partizani rikthehet të luajë në kampionat teksa nesër do të sfidojë Bylisin në stadiumin “AIR Albania” me fillim nga ora 16:00. Në vigjilje të këtij takimi trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka folur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve duke analizuar këtë takim:

WhatsApp Image 2021-04-10 at 10.02.46

Finalizimi – “Ne nuk kemi shkuar tek fitorja tek dy ndeshjet e fundit, ajo që na ka munguar ka qenë finalizimi. Kemi punuar përpara portës për ta zhvilluar më shumë këtë gjë.”

Kontiigjenti – “Kemi të gjithë kontigjentin në dispozicion dhe do të shkojmë për fitore ndaj Bylisit, sepse fitorja na bën të mundur të shkojmë drejt kreut më me potencë dhe forcë sepse këto ndeshje që kanë mbetur janë të gjitha finale. ”

Statistikat – “Statistikat janë krijuar për tu përmirësuar dhe zhvilluar nuk e di se çfarë është bërë më përpara, por që jo vetëm në këtë sezon edhe në këtë ndeshje me Bylisin gjithmonë është e vështirë sepse ka një tjetër mënyrë interpretimi loje, besoj që do ta kemi të vështirë dhe do të rrezikojmë për të marrëm vetëm fitoren. ”

Ecuria – “Unë jam trajner i Partizanit dhe nuk dua ta copëtoj kampionatin, nëse i referohesh një tetë javëshi që ju thoni është që ne jemi me diferencë në klasifikim, duke parë ecurinë e vazhdimësisë ne kemi bërë shumë mirë. Bylisi nuk është ekip i lehtë për tu mundur, ne kemi potencialin për të marrë tre pikëshin. ”

Pritshmëritë – “Ne i kemi rritur pritshmëritë me lojërat, paraqitjet dhe rezultatet që kemi zhvilluar, sepse që në start asnjëri nuk pretendonte që Partizani do të ishte për titullin kampion. Jemi dy pikë larg kreut, jo vetëm që kemi ndryshuar pritshmërinë, por edhe me rezultatet dhe paraqitjet që kemi kryer jemi në luftë për objektivin për titull.”

Përforcimet – “Në merkaton e janarit nuk është bërë ndonjë çudi e madhe, merkaton verore e kemi patur të bllokuar. Presim që në ato pozicione që jemi përforcuar në merkaton e janarit t’i shikojmë në vazhdimësi sepse në këto momente kemi patur të njëjtin kontingjent që në fillim përveç Çinarit dhe Muratajt. Mendoj që kemi patur katër mbrojtësa, këto nuk janë justifikime por punët e mëdha që ka bërë skuadra sepse në fund jemi dhe ne nga pretendentët për titull pavarësisht dilemave në fillim të kampionatit.”

Agresiviteti – “Në raportet Bylisi e ka agresivitetin në lojën e saj, ne kemi një mënyrë tjetër. Duhet të jemi shumë të shpejtë dhe ky duhet agresiviteti jonë për të kapur hapësirën e shënimit të golit.”

Ankesa për fushën – “Ndeshjet që kemi zhvilluar në Elbasan, nuk jemi ankuar asnjëherë për fushën përveç faktit të një ndeshjeje që moti ka qenë tmerrësisht i keq, por në të njëjtën gjendje është dhe ‘AIR Albania’ dhe kushtet për të luajtur futboll janë optimale.”

Dominues ndaj Vllaznisë – “Ne kemi qenë dominues në 65 minuta më pas loja është barazuar dhe Vllaznia që ka kryesuar kampionatin nuk ka patur skuadër tjetër që e ka dominuar. ”

Oshilacionet – “Në këtë situatë që po kalojmë do të ketë oshilacione sepse jo vetëm Partizani, por të gjithë ekipet po luajnë për titullin kanë shfaqur gjë të tillë dhe do të vazhdojnë ta shfaqin sepse e tillë është situata mendoj që ka ende për të përmirësuar. Jo vetëm mbyllja e fazës, por në çdo ndeshje ne jemi futur për të marrë tre pikëshin, fitorja me Bylisin do të na rikthente anën psikologjike ashtu si kemi qenë edhe përpara disa ndeshjeve dhe do të jetë një pikë kthese për të vazhduar fazën e fundit të kampionatit. Edhe ne kemi patur mungesa dghe kemi përdorur potencialin që kemi patur, ne duhet të jemi ato që duhet të drejtojnë sfidën për të shkuar tek fitorja.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"