Në Fier shpresojnë te mbijetesa, por Apoloninë e pret një kalendar “ferri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 18:06

Në Fier shpresojnë te mbijetesa, por Apoloninë e pret një kalendar “ferri”

Pas humbjes me Tiranën, bardhejeshilët e Apolonisë i presin dy javë “ferri” në transfertë.

Kamarata Apolonia

Fierakët do të luajnë në “Niko Dovana”, për të mbyllur fazën e dytë kundër Teutës dhe në “Loro Boriçi”, ndaj Vllaznisë kryesuese, në kuadër të javës së parë të fazës së tretë.

Mes një kampionati tejet të mundimshëm, fierakët mezi kanë dalë mbi dy vendet e fundit në renditje, por sërish janë aq pranë pozicioneve që e rrëzojnë ekipin direkt një kategori më poshtë, pikërisht andej nga erdhi në fillim të kompeticionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"