Në ekipin kombëtar edhe nga Kategoria e Parë, mesfushori bardheblu pret ftesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 13:49

Në ekipin kombëtar edhe nga Kategoria e Parë, mesfushori bardheblu pret ftesën

Toni Maveje pritet që të grumbullohet me përfaqësuesen e Ugandës për ndeshjet e tetorit. Paraqitjet e mira që po bën me Tiranën, nuk i kanë shpëtuar trajnerit të Kombëtares së tij, i cili ka në plan që ta ftojë për duelin e 7 tetorit, me Ganën.

maveje gol

Lajmin e konfirmojnë vetë mediat afrikane, të cilat tregojnë se lojtari do të përfshihet në listën paraprake të kësaj përfaqësueseje e cila kërkon të kualifikohet në Botërorin 2018 dhe aktualisht është e dyta në grupin e saj kualifikues, vetëm 2 pikë pas Egjiptit të vendit të parë.

Maveje

Maveje ka luajtur në 4 ndeshje të fazës kualifikuese të Botërorit 2018 dhe me transferimin te Tirana, ndonëse në Kategorinë e Parë shqiptare, pritet të këtë përsëri një rol qendror në radhët e përfaqësueses me të cilën regjistron 65 ndeshje të luajtura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"