Në dyshime për t’u kthyer në Madrid, Juventusi planifikon transferimin e futbollistit të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 26, 2020 | 23:20


Në dyshime për t’u kthyer në Madrid, Juventusi planifikon transferimin e futbollistit të Realit

Juventusi i është vënë pas anësorit të Borusia Dortmundit Ashraf Hakimi, i cili është në pronësi të Real Madridit.

66G_Hakimi_Bayern_bvbnachrichtenbild_regular

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri i bardhezinjve Mauricio Sarri e pëlqen shumë futbollistin maroken, i cili ka spikatur me verdhezinjtë gjermanë në 2 sezonet e fundit. Aftësia për të dalë në fazën sulmuese dhe asistet e shumta të golave të Borusias janë virtyte që vlerësohen shumë nga drejtuesit e  “Zonjës së Vjetër”.

Megjithatë, Juventusi duhet të studiojë dhe të ardhmen e Hakimit, pasi trajneri i Realit Zinedin Zidan ka në plan ta rikthejë në skuadër sezonin e ardhshëm, por duke parë se në krahun e djathtë madrilenët janë stabilizuar me Dani Karvahalin shumë vështirë se Hakimi do të pranojë të kthehet në Madridit për t’u ulur në stol. Nga ana tjetër përflitet se “Los Blancos” po marrin parasysh të blejnë mbrojtësin e Bajernit David Alaba dhe nëse ky opsion realizohet, atëherë bardhezinjtë duhet të bëjnë gjithçka për ta siguruar Ashraf Hakimin.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com