“Në dimër nuk kishim fushë ku të stërviteshim”, Djarmati: Çdo gjë është në ajër, ju tregoj nga varet e ardhmja jonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 17:48

“Në dimër nuk kishim fushë ku të stërviteshim”, Djarmati: Çdo gjë është në ajër, ju tregoj nga varet e ardhmja jonë

Matko Djarmati, foli para sfidës me Kukësin, të vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Në një lidhje live për “Gol pas Goli”, drejtori sportiv i klubit shkodran, deklaroi:

djarmati

“Kur filluam projektin isha i sigurt që do bëjmë një gjë shumë të mirë. Deri tani nuk kemi fituar asgjë, shpresojmë që ta mbarojmë sezonin me të paktën 1 trofe. Kur u ulëm me Xhaferin, objektiv kishim Kupat e Europës. Shpresojmë që në 5 ndeshjet e fundit nuk do të prishim gjithë këtë punë që kemi bërë për 1 vit.

E ardhmja është në varësi të pronarit të klubit, në 11 do të jetë ankandi për blerjen e Vllaznisë. Nuk e dimë kush do të jetë pronari i klubit dhe a do pëlqejnë stafin aktual. Kushdo që të vijë do të ketë një gjë gati për sezonin e ardhshëm.

Shpresoj që të jetë Xhaferi, kemi treguar në këto 9 muaj që kemi mundësi të funksionojmë mirë. Ka mungesa infrastruturore. 3 muajt e dimrit nuk kishim fushë ku të stërvitemi. Xhaferi do të zgjedh njerëzit e duhur.

Nëse nuk kapim Kupat e Europës do të jetë dështim. Europa të lehtëson gjithë sezonin tjetër financiarisht. Një projekt 3-vjeçar do ishte perfekt. Jam i sigurt që me këtë staf që kemi tani 100% do të bënim rezultat pozitiv. Çdo gjë është në ajër, pas datës 11 maj, do ta kemi shumë të qartë.

Unë mendoj që ndeshja sot dhe ndeshja kundër Bylisit janë kryesoret. Nëse marrim pikët maksimale, jemi shumë të fortë në garën për titullin. Nëse nuk marrim pikët që mendojmë, do ta kemi të vështirë për titullin kampion.

Nuk është etike të flasim për lojtarët e Kukësit. Kemi marrë 7 pikë nga 9 me Kukësin, janë një ekip shumë cilësor. Ne synojmë një lojë me shume pasime, Kukësi ka një ekip të frikshëm, ka mundësi të shikojmë sot një spektakël”, u shpreh Djarmati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"