“Në derbi anoj me zemër nga Partizani”, Shpëtim Duro: Në qoftë se të kuqtë do të luanin me ekip tjetër …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 18:18

“Në derbi anoj me zemër nga Partizani”, Shpëtim Duro: Në qoftë se të kuqtë do të luanin me ekip tjetër …

Java e 15-të e Kategorisë Superiore, do të ngrejë siparin me derbin e kryqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Një përballje që pritet të dhurojë spektakël, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribuna.

shpetim duro

Ndërkohë në sfidat e tjera të javës së 15-të, një përballje tepër interesante pritet të jetë dhe ajo mes Kukësit dhe Teutës që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Në një prononcim për “RTSH Sport”, tekniku i skuadrës verilindore, Shpëtim Duro, ka deklaruar se skuadra e tij do të kërkojë fitoren me ccdo kusht në ndeshjen ndaj Teutës, si dhe nuk ka nguruar të flasë edhe për derbin e kryqytetit.

TEUTA- Është një sfidë e vështirë sepse durrsakët janë një skuadër kompakte. Jo vetëm me Teutën, por të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe të gjitha kanë shkallën e tyre të vështirësisë.

TRAJNERI I TEUTËS- Shkëmbin e kam pasur futbollist dhe mendim im për Bledin si futbollist është shumë e mire, por edhe si trajner po bën mirë në fillimin e karrierës së tij. Tani i njohim të gjitha skuadrat, e rëndësishme është që lojtarët të zbatojnë direktivat e trajnerit.

shpetim duro teqja

SULMI- E rëndësishme që sulmuesit të luajnë, të punojnë si ndaj Tiranës pasi duke qenë aktiv do vijnë edhe golat. Jam I kënaqur me sulmuesit nga ndeshja me Tiranën.

DERBI – Duke qenë një njeri që kam kaluar gjithë jetën te Partizani, sinqerisht kur luan Partizani-Tirana, anoj me zemër nga Partizani. Në qoftë se do të luante me ekip tjetër, nuk do beja tifo për Partizanin pasi janë rivalët tanë. Në këtë ndeshje bëj tifo për Partizani, në derbi nuk ka parashikime dhe janë të 3 rezultatet në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"