Në delir pas fitores ndaj Vorës, trajneri i Dinamos: Jemi në rrugën e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 16:21

Në delir pas fitores ndaj Vorës, trajneri i Dinamos: Jemi në rrugën e duhur

Trajneri i Dinamos. Fabricio Kamarata krenohet me ekipin e tij. Ekipi i tij bindi dhe tekniku dukshëm u shfaq i kënaqur pas ndeshjes, aq sa nuk ngurroi që të festonte për minuta të tëra edhe në dhomat e zhveshjes.
Fabricio-Kamarata-300x298
“Siç e patë, skuadra ka luajtur mjaft bukur. Ishte agresive dhe justifikoi më së miri atë që ne kemi përgatitur gjatë javës. Sigurisht që kjo Dinamo po më bind dhe më shumë për synimet që ka. Jemi potencialisht shumë mirë. Ka nevojë për disa riparime të vogla, që kanë ardhur si shkak dëmtimesh të disa lojtarëve, që i mungojnë skuadrës. Mendoj se jemi mirë dhe në rrugën e duhur. Për derbin me Partizanin B do të mendojmë nga e hëna”, u shpreh italiani i stolit të bluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"