Në Brazil po bëhet nami, Hygor e Zhunior rrëfejnë izolimin: Jemi në 60% të formës, na mori malli për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2020 | 14:41

Në Brazil po bëhet nami, Hygor e Zhunior rrëfejnë izolimin: Jemi në 60% të formës, na mori malli për…

Brazili është një nga vendet më të preku ra në glob prej Koronavirusit. Mbi 67446 të prekur dhe 4603 të vdekur deri ditën e djeshme, e kanë kthyer situatën në dramatike. Këto shifra krahasuar me Shqipërinë, bëjnë që Hygor Guimaraesh dhe Silvio Zhunior të jenë të lumtur që karantinën po e kalojnë në Shkodër.

vllaznia arbitri ziri

Duke qenë se jetojnë bashkë me familjet e tyre, ndihen shumë të qetë gjatë kësaj periudhe. Një gjë të tillë e pohojnë edhe në rrëfimin për “Panorama Sport”. U mungon shumë futbolli, ndaj po presin me padurim vendimin e qeverisë shqiptare për t’u rikthyer në fushë.

HYGOR – Ky është sezoni i parë për Hygor Guimaraesh te Vllaznia. Çdo gjë ka shkuar më së miri për mesfushorin, i cili është edhe një ndër golashënuesit më të mirë të ekipit, pas kapitenit Gilman Lika. Ai thotë se në Shkodër ka gjetur kushte optimale dhe ndihet mjaft mirë dhe nuk harron të theksojë që këtu përfshin edhe këtë periudhë karantine. “Jemi në Shkodër dhe gëzojmë shëndet të plotë së bashku me familjet tona. Kemi dalë ndonjëherë nga shtëpia, duke respektuar që të gjitha rregullat e vendosura prej autoriteteve.

hygor vllaznia

E lehtë nuk është, por të paktën situata po shkon drejt normalizimit. Në kësi kushtesh, shpresoj t’i rikthehemi jetës normale sa më shpjet të jetë e mundur”, u shpreh fillimisht braziliani, ndërsa më tej thekson se nuk e mendon dot jetën e tij pa futboll. “Jeta ime është futbolli dhe po më mungon shumë. Luaj prej 21 vitesh dhe një situatë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Gjithsesi, jam duke u stërvitur individualisht. Them se gëzoj 60 për qind të formës sime.

Po pres me padurim të filloj stërvitjen me grupin e plotë të futbollistëve, pasi trajnimi me ekipin është diçka krejt tjetër nga ajo që unë po bëj për momentin. Besoj se do më duhet të paktën një periudhë 15-ditore punë me skuadrën, që të arrij formën optimale. Duhet të bëjmë shumë kujdes nga dëmtimet, pasi me rifillimin e garës dyshoj se edhe mund të ndodhë kjo gjë”, deklaroi autori i 4 golave për kuqeblutë.

ZHUNIOR – Edhe Silvio Zhunior ka qëndruar gjatë gjithë kësaj periudhe në Shkodër. Sipas tij, vendimi për të ndenjur në Shqipëri ka qenë i duhuri: “Mendoj se kemi bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme në këtë kohë të vështirë. Kemi fat që së bashku me Hygor dhe familjet tona po e kalojmë këtu pandeminë. Fatmirësisht edhe familjarët tanë janë mirë”. I pyetur për procesin stërvitor, ai thotë se po mundohet që të ruajë formën.

dITA-zHUNIOR

“Po stërvitemi në shtëpi. Dihet që këto seanca nuk mund të jenë rezultative si ato që zhvillohen së bashku me ekipin. Shpresoj që të jetë shumë e afërt dita e rinisjes së stërvitjes me grupin e plotë të futbollistëve”, thekson Zhunior, i cili mendon se me rinisjen e futbollit skuadra e tij do të jetë në nivelin e duhur. “Besoj shumë se do të ruajmë atë nivel që treguam në takimet e fundit para ndërprerjes së kampionatit. Vllazninë e shoh në një pozicion më të mirë nga ai që mban në klasifikim pas karantinës”, përfundoi sulmuesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"